19/05/2024
19.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

LD: Koalicioni i gjerë nuk do të funksionojë, më mirë të shkohet në zgjedhje të parakohshme

Për koalicionin e gjerë mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së ka reaguar edhe partia Lidhja Demokratike e Trajanovit. Nga kjo parti thonë se LSDM-ja në pushtet me ofertën e saj për përfshirjen e opozitës në Qeveri e ka keqpërdorur dhe komprometuar plotësisht këtë ide.

Sipas LD-së, kjo është një qasje e pasinqertë dhe manipulim klasik nga LSDM-ja, gjithçka për të shmangur përgjegjësinë për kolapsin e proceseve integruese evropiane dhe pakënaqësinë e madhe të qytetarëve me situatën e përgjithshme dhe përpjekjen për të ndryshuar Kushtetutën nën diktatin e Bullgarisë.

Ata thonë se kanë bërë anketa dhe sipas informacioneve dhe vlerësimeve të tyre, ideja për një qeveri të koalicionit të gjerë nuk do të funksionojë, prandaj qeveria duhet të japë dorëheqjen dhe të zhvillohen zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Të fundit