18/06/2024
21.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Lehona vdes nga virusi korona, një ditë para ditëlindjes

Lehona 29 vjeçare (R.E) nga Kumanova, e cila ka rezultuar pozitive me koronavirus që ndërroi jetë për shkak komplikimeve nga e njëjta, e humbi jetën pikërisht një ditë para ditëlindjes së saj. Ajo u trajtua për pesë ditë në spitalin e Kumanovës dhe pas përkeqësimit të gjendjes u transferua në Shkup në repartin e Gjinekologjisë dhe Akusherisë, për të lindur me prerje cezariane, ku fëmija më pastaj u vendos në inkubator.

Pas lindjes, ajo u transferua në Klinikën Infektive në Shkup. Sipas mjekëve, ajo nuk ka pasur sëmundje shoqëruese, përveç se ishte në muajin e shtatë të shtatëzanisë. Ndryshe, me profesion ajo ishte një logopede dhe nuk ishte e vaksinuar kundër virusit korona.

Të fundit