18/06/2024
27.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Lejet për lëvizje të lëshuara vitin e kaluar do të vlejnë edhe për orën policore që do të fillojë sot

Zëdhënësi i qeverisë Dushko Arsovski informoi se lejet për lëvizje gjatë periudhës së orës policore, të cilat vitin e kaluar i lëshonte Ministria e Informatikës dhe Administratës do të vlejnë edhe gjatë lëvizjes së kufizuar të qytetarëve nga sot e deri më 22 mars 2021, njofton Portalb.mk.

“Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë është e detyruar të lëshojë deklaratë, me të cilën do t’i informojë qytetarët dhe operatorët ekonomikë se rinovohet vlefshmëria e lejeve tashmë të lëshuara gjatë vendimeve të mëparshme për ndalimin e lëvizjes. MShIA do t’ua lëshojë përsëri vendimet për lëvizje të lirë atyre që kanë humbur lejet ndërkohë, si dhe atyre që kanë kërkesa shtesë për leje lëvizjeje bazuar në provën për domosdoshmëri të asaj kërkese”, tha Arsovski.

Operatorët ekonomikë që do të punojnë pas orës 22 duhet të plotësojnë formularin e publikuar në ueb-faqen internet www.uslugi.gov.mk.

“Pasi ta plotësojnë këtë formular, i njëjti bëhet i vlefshëm dhe me atë, këta punëtorë para çdo kontrolle policore mund të dëshmojë se gjatë kohës kur zgjat kufizimi i lëvizjes kryejnë detyrime pune”, shpjegoi Arsovski.

Kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Facebook dha shpjegime për lëvizjen e kategorive të caktuara të qytetarëve gjatë orës policore.

“Vendimi për ndalim të lëvizjes nuk vlen për udhëtarët, të cilët vijnë ose largohen nga aeroportet ndërkombëtare, të cilëve gjatë orës policore si leje për lëvizje do t’ju njihen biletat e aeroplanit. Kjo vlen edhe për udhëtarët në transportin ndërkombëtar të udhëtarëve. Për transportuesit e personave dhe mallrave që transportojnë gjatë ndalimit të lëvizjes, si leje për vozitje do t’ju pranohet urdhri për udhëtim, ndërsa transportuesit në tranzit do të jenë të detyruar që më së shumti për tre orë të lëshojnë vendin nga një pikë kalimi kufitar në tjetrin. Shërbimet kompetente në pikat kufitare do t’i kalojnë udhëtarët që u larguan nga vendi me automjete personale para vendosjes së orës policore, gjatë së cilës do të zbatohen edhe masat aktive për test të detyrueshëm PCR për ata që vijnë nga ato vende për të cilat kjo procedurë është e detyrueshme”, tha Zaev.

Lëshime për ndalesën do të ketë edhe për të gjithë qytetarët të cilët gjatë ndalesës për lëvizje kanë nevojë për kujdes urgjent mjekësor dhe për lëvizje të lirë kjo nevojë do të duhet të paraqitet në shërbimin 192 në telefonin e Ministrisë së Brendshme.

Dje gjithashtu, Qeveria vendosi karantin të detyrueshëm për qytetarët e RMV-së që kthehen nga vendet afrikane si dhe për shtetasit e huaj që vijnë në Maqedoni, nga këto vende.

Ndryshe, Presidenti Stevo Pendarovski më 18 mars 2020 shpalli gjendje të jashtëzakonshme në RMV.

Ora policore si masë kundër përhapjes së korona virusit u vendos më 22 mars. Ora e parë policore ishte nga ora 21 deri në 06.

Të fundit