21/04/2024
4.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

LEN formon trupin koordinativ për të unifikuar opozitën shqiptare

Lidhja Europiane për Ndryshim, në takimin e sotëm ka formuar Trupin Koordinativ të koalicionit, duke e bërë edhe një hap drejt unifikimit të forcave politike opozitare për të finalizuar përpjekjet e popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut me qëllim mposhtjen e BDI-së së korruptuar dhe kriminalizuar.

“Ky thellim i bashkëpunimit ka një zotim të qartë politik, sjelljen e ndryshimit duke u profilizuar kështu si shpresa e vetme që mund ta mundësojë këtë synim të shqiptarëve. Trupi Koordinativ diskutoi në lidhje interesimin e madh dhe bashkënjgitjet e vazhdueshme që po i bashkohen koalicionit, gjë që paraqet paraqet një tregues inkurajues për punën tonë si koalicion, njëherësh duke vlerësuar se është koha e fundit për çdo subjekt politik ose individ të rreshtohet në anën e vullnetit të popullit, ndërsa të gjithë ata që refuzojnë t’i bashkohen Lidhjes, nënkuptohet që haptazi dhe me vetëdije të plotë e mbështetin monopolizimin e pushtetit të BDI-së, duke rrezikuar skajshmërisht fatin e popullit shqiptar, por edhe perspektivën e vendit”, thuhet në njoftimin e LEN.

Në këtë takim siç bëhet e ditur u morën disa vendime për të krijuar parakushte për zgjedhjet e ardhshme të suksesshme.

” U vendos të formohen komisione të specializuara, të cilat do të angazhohen në krijimin e politikave të mirëfillta në fusha të caktuara për të përpiluar programin solid zgjedhor të koalicionit për të sjellë fitoren e madhe. Gjithashtu, u vendos që së shpejti të hapet edhe shtabi zgjedhor i koalicionit për ta bërë më efektivi dhe efikase fushatën dhe realizimin e qëllimeve të Lidhjes Europiane për Ndryshim”, thekson komunikata. (INA)

Të fundit