Deputetët nga Lidhja Europiane për Ndryshim akuzojnë kreun e Kuvendit,Talat Xhaferin, se nuk po i respekton dispozitat e Kodit Zgjedhor. Nga opozita ankohen se Xhaferi është dashur kërkesën për kandidat në KSHZ t’ua dërgojë vetëm Alternativës dhe Lëvizjes Besa, e jo pesë partive politike shqiptare, sepse të tjerat siç thonë, janë krijuar më vonë dhe nuk kanë mare pjesë në zgjedhjet e fundit parlamentare.
“Prandaj sot jam këtu që ta njoftoj opinionin se kandidati ynë për anëtar të KSHZ-së është z. Abdush Demiri, por ta njoftoj edhe publikun me lojërat e këtij kryetari të Kuvendit, si dhe me sabotimet e kësaj shumice antidemokratike. Që këtu dëshiroj të kërkoj mbështetje edhe nga aleatët tanë ndërkombëtarë, veçmas na misioni OSBE-ODIHR, Misioni i BE-së në Shkup, si dhe Ambasada e SHBA-së, që të marrin masa për të garantuar zgjedhje të drejta dhe demokratike. Nëse ky sabotim vazhdon dhe ky anëtar i KSHZ-së i jepet ndonjë partie satelite, që e ka formuar BDI-ja së fundi ose kjo zgjedhje sabotohet që vendi i anëtarit tonë të mbetet vakant, atëherë le t’ia ndalojnë opozitës pjesëmarrjen në zgjedhje njësoj siç bënte Jugosllavia e JNA-së së z. Xhaferi”, tha Safije Sadiki-Shaini nga LEN.
https://www.facebook.com/watch/?v=1310313940362519&t=0