16/10/2024
15.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Lëndohet rëndë një foshnjë 16-muajshe, kallëzohen penalisht dy prindër nga Struga

Nga SPB-ja e Ohrit bëjnë me dije se kanë ngritur kallëzim penal ndaj çiftit të bashkëshortëve A.M.(25) dhe A.I.(21), të dy nga Struga, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “neglizhim dhe keqtrajtim ndaj fëmijëve”. Çifti i bashkëshorteve kanë paraqitur fëmijën e tyre me plagë të rënda trupore në spitalin e qyteti, ku thanë se plagët i ka marrë pasi një pjesë e mobiljeve të shtëpisë kanë rënë mbi të.

“SPB-Strugë ka paraqitur kallëzim penal kundër A.M.(25) dhe bashkëshortes së tij familjare A.I.(21), të dy nga Struga, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “neglizhim dhe keqtrajtim ndaj fëmijëve”. Me datë 12.02.2023 rreth orës 11:00 në SPB Ohër është marrë njoftim se me lëndime të rënda fizike në spitalin “Shën Erazmi” është sjellë një fëmijë 16 muajsh nga Struga, i cili konstatoi se fëmija ka pësuar lëndime në shtëpinë e bashkëshortëve , pasi një pjesë e mobiljeve ka rënë mbi të.”0 thuhet në njoftim.

Të fundit