23/10/2024
14.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Lëvizja Besa, LD dhe Alternativa: Kosova sa më shpejtë të bëhet anëtare e NATO

Lëvizja Demokratike, Alternativa dhe Lëvizja Besa kanë reaguar sërish pas ngjarjeve të djeshme në veri të Kosovës, përcjell TV21. Partitë opozitare shqiptare kërkojnë anëtarësimin sa më të shpejtë të Kosovës në NATO.

“Veprimi i djeshëm në Kosovë i terroristëve të mbështetur nga Serbia, është një tregues i qartë se qëllimet dhe politikat e Serbisë janë të njëjta si të Rusisë, e cila për momentin kryen agresion në Ukrainë. Prandaj faktori ndërkombëtar, SHBA dhe BE, duhet të veprojnë që të mos lejojnë që në Ballkan të ndodh një Ukrainë e dytë. Vlerësojmë se SHBA si partnere dhe mike kryesore e shqiptarëve dhe Kosovës por edhe BE, të shfrytëzojnë të gjitha mekanizmat e mundshëm që Kosova të bëhet sa më shpejtë anëtare e NATO-s. Me këtë veprim do të ndalohet skenari për një Ukrainë të dytë, do të garantohet integriteti territorial i Kosovës si dhe do të sigurohet paqja në të gjithë rajonin. Derisa Serbia nuk mund të shkëputet nga Rusia, paqen në Evropë dhe Ballkan e garanton anëtarësimi i Kosovës në NATO”, thuhet në reagimin e partive opozitare.

Të fundit