25/07/2024
15.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Lëvizja Besa: Qeveria proklamohet si proevropiane, ndërsa pazarin e ndan me kompani proruse

Qeveria aktuale LSDM-BDI-ASH pas shumë skandaleve dhe aferave korruptive tash më ka hedhur hapin e radhës drejt një skandali me përmasa të mëdha, edhe atë, duke lejuar që një pronar firme i cili pikërisht për mashtrim disa milionësh ka vendim aktiv për burgim, kurse dyshja Grubi-Kovaçevski sjellin me nënshkrimin e tyre sjellin kompaninë “Evro Konsalting” të mbykëqyr ndërtimet e “Bektel dhe Enka” për korridorin 8 dhe 10D, thuhet në reagimin e sotëm të Lëvizjes Besa.

Nga atje thonë se Grubi dhe Kovaçevski po mbrojnë firmën dhe pronarin kontravers me dosje kriminale Branisllav Dimitrieviq.

“E që kjo fatkeqësi të jetë edhe më e madhe, para mediave përveç shefave të tyre Grubit e Kovaçevskit, në mbrojtje të kësaj firme dhe pronarit kontrovers të saj, e me dosje kriminale, Branisllav Dimitrieviq, ka dalur edhe Ministri i transportit Boçvarski, por edhe Ejup Rustemi i rrugëve të Maqedonisë, i cili iu shmanget pyetjeve të gazetarëve për dosjen kriminale të Dimtrieviqit, dhe duke u shprehur publikisht se kjo nuk ka rëndësi, por rëndësi ka që korridori në fjalë të bëhet sa më shpejtë.

Pyesim publikisht meqë kjo kompani me kapital rus dhe me pronar me dosje kriminale, ka marrë pjesë në rreth 250 projekte në vendin tonë, në mullirin e kujt po e çon ujin kjo Qeveri që proklamohet si pro evropiane, ndërsa pazarin e ndan me kompani pro ruse dhe drejtues kriminel të tyre”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa.

Nga Lëvizja Besa shtojnë se a nuk është provë e mjaftueshme për prokurorinë që të hap lëndë pasi kompania “Elektrasollushën” e Andon Ampov, djali i Sotir Ampov i cili nxori licencën për mbikëqyrës, ndërsa tenderi i parë u prish pikërisht pas dëshmive se kjo kompani ka kapital rus, dhe iu dha madje afat shtesë, vetëm e vetëm që të arrij t`i sjellë dokumentet dhe të merr tenderin, pasi i ati i tij dështoi. Nëse i ati i tij dyshohet se ka kapital rus, atëherë kjo Qeveri si ia lejoi dhe besoi mbikëqyrjen djalit?!

Lëvizja Besa kërkona nga faktori ndërkombëtar që të ndikoj në prishjen e marrëveshjes me kapital rus dhe pronar kriminel.

Të fundit