24/05/2024
11.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Liderët botërorë do të dërgojnë video- paraqitje në vend të pranisë fizike në KB në shtator

Liderët botërorë do të dërgojnë video paraqitje në vend se të tubohen fizikisht në KB në shtator, për shkak të pandemisë me koronavirusin e ri. Kështu vendosi Asambleja e Përgjithshme e Organizatës botërore.

Takimi vjetor i nivelit të lartë u shqyrtua si javë për shënimin e 75-vjetorin e asaj organizate, por sekretari i përgjithshëm, Antonio Guteresh në maj propozoi që liderët të dërgojnë video deklarata për shkak të problemeve të mundshme me udhëtimin, për çka anëtaret u dakorduan.

“Secili shtet-anëtar, shtet vëzhgues dhe BE-ja mund të dërgojnë deklaratë të xhiruar paraprakisht nga shefi i shtetit, zëvendës presidenti, shefi i Qeverisë, ndonjë ministër, që të emetohet në sallën e Asamblesë së Përgjithshme pas vendosjes së përfaqësuesit të pranueshëm fizik”, ceket në vendim.

Qindra ngjarje po ndodhin edhe në margjinat e debatit në KB, por kryetari i Asamblesë së Përgjithshme, Tijani Muhamed-Bande, me anë të letrës i inkurajon vendet “t’i zhvendosin të gjitha ngjarjet dytësore në platforma virtuale në mënyrë që të kufizohet numri i njerëzve në ndërtesën e KB-së”. ab/

Të fundit