Të tjera lajme

LIGA E  DYTË: HUMBIN EKIPET KRYESUESE SHKËNDIJA DHE BREGALLNICA

Java e  14-t n Ligën e dytë prodhoi  dy befasi  të  më[dha  pasi   Shkëndija e Haraqinës  pësoi nga  Novaci, ndërsa Bregallnica  humbi në  Shtip nga Osogova. Ndeshja  Teteksi – Kozhufi është  anuluar

 Tre fitore të  ekipeve  vendase, një barazim dhe tre  fitore të  ekipeve  mysafire  me   2  gola  të shënuar është  epilogu i ndeshjeve  të  javës së  14—të në Ligën e dytë të futbollit vendor

Shkëndija e Haraqinës, ka pësuar disfatën e dytë radhas. Pas disftatës  kundë Bregallnicës në terrenin vendas, dje pësuan edhe në Novaci me  rezultatin  1-0   pas  kësaj  disfate ekipi Haraqinës mbetet në  kreun e  tabelës me 32  pikë, ndërsa  në  xhiron e 15-të në cilësinë e vendasit përballet me ekipin Kamenica Sasa.

Bregallnica pas fitores në xhiron e  kaluar  në transfertë , në ndeshjen kundër  Osogovës në cilësinë e vendasit pritej  fitore e sigurt dhe sërish të gjendej në krye të tabelës por llogarit e tyre dolën huq  pasi Osogova arriti të befasoj Bregallnicën duke e mundur 0-1 në Shtip.

Ngritje në pjesë e epërme të tabelës ka shënuar ekipi Ohrit pas fitores 1-0 kundër ekipit Detonit Plaçkovica dhe tani me 30  pikë ndanë pozitën e dytë në tabelë.

 Rezultatet e  javës së 14-të:

Bregallnica – Osogova 0-1, Novaci – Shkendija e Haraqinës  1-0, Skopje  – Golemo Konjari 4-0, Kamenica Sasa – Belasica 0-2, Ohër – Detonit Plaçkovica 1-0, Prespa – Slloga Vinicë 1-2  dhe Vardar Negotinë – Pobeda 0-0

Pas  javës  së  14-të  tabelën në  Ligën e dytë e kryeson Shkëndija e haraqinës me  32 pikë  para  Bregallnicës dhe  Ohrit që  kanë nga  30 pikë.
 
Shaban  Sinani – TV Koha

Të fundit