Këtë fundjavë në program janë ndeshjet e xhiros së 29-të dhe të parafundit të sezonit 2024/2025 në Ligë e dytë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Kjo javë në fakt do të nxjerr në sipërfaqe të gjitha të panjohurat sa i përket dy skuadrave që drejtpërdrejtë do të kualifikohen në Ligën e pare si dhe ekipi që do të luan në barazh për kualifikim në elitë.
Pikërisht për gjithë kjo që u përmend më lartë dëshmon qartë se ndeshja që do të luhet në stadiumin e qytetit në Gostivar mes klubit të futbollit Arsimi dhe klubit të futbollit Makedonija Gj.P, është një finale e madhe. Arsimi në cilësinë e vendasit do të ketë përkrahjen e madhe të tifo grupi me ngjyrat “Verdhë e zi” të cilët në ndeshjen kundër Bregallnicës ishin në nivelin më të lartë sa i përket animit korrektë . Skuadra nga Çegrani me fitore eventuale që nesër do të siguronte kualifikimin në elite, ndërsa në xhiron e fundit pra më 17 maj do të organizohet festa e madhe në Çegran.
Një ndeshje e rëndësishme do të zhvillohet edhe në Kumanovë mes Bashkimit dhe Detonit Pllaçkovica, Bashkimi pa marrë parasysh epilogun nga kjo ndeshje tani për tani ka të sigurt ndeshjen e barazhit, prêt dështimin e dy skuadrave të para që drejtë për drejtë të kualifikohet në Ligë e pare. Bregallnica e Shtipit që aktualisht është në pozitën e katërt rastin e vetë për të luajtur në balotazh e ka vetëm nëse Bashkimi pëson disfata në të dyja ndeshjet e fundit
Në xhiron e 29-të, që luhet nesër me fillim në ora 17:00, takohen:
Arsimi – Makedonija Gj.P, Bashkimi – Detonit Pllaçkovica, Bellasica – Boreci, Kamenica Sasa – Osogova, Novaci – Skopje, Ohri – Bregallnica, Pobeda – Kozhufi dhe Vardarski – Vardari







