27/10/2024
11.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

LIGA E KOMBEVE: MAQEDONIA ME 10 FUTBOLLIST MUNDI ARMENINË

Me super golin e kapitenit Enis Bardhit në minutën e 70-të nga goditja e lirë që është në konkurrencë si gol më i bukur i xhiros së dytë në UEFA Liga e Kombeve dhe Bojan Miovskit në minute e 79, përkundër shiut që nuk u ndal gjatë 90 minutave dhe kartonit të kuq të Zajkovit në fund të pjesës së pare, Maqedonia e Veriut mundi Armeninë 2-0 dhe aktualisht kryeson tabelën në grupin e 4-të. Seleksionuesi Blagoja Milevski pas ndeshjes dhe fitores së madhe iu përgjigj pyetjeve të gaztorëve BLAGOJA MILEVSKI SELEKSIONUES I REPREZENTACIONIT “A” ( prej 0.08“I përgëzoj futbollistët që edhe një herë treguan se me të drejtë janë këtu, duke nderuar me kapelën poshtë për nder të tyre. E kam thënë edhe më parë se këta djem ishin në krye të detyrës sa herë që ishin nën presion, dhe ata ishin mbi dhe përtej. Ata presin gjashtë ndeshje në grup, nuk do të thotë që nëse nuk fitojmë në të parën nuk do të jemi të parët, por edhe kjo fitore nuk na garanton se do të jemi në vendin e parë. Është shumë herët për të folur, kemi një rrugë të gjatë për të bërë” .Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Letonia mundi Ishujt Faroe 1-0. Pas dy xhirove të zhvilluara në Ligën C, grupi katërt kryeson Maqedonia e Veriut me 4 pikë, para Armenisë dhe Letonisë me nga 3 pikë, ndërsa Ishujt Faroe ka vetëm 1 pikë. Ndërkaq në garat e Liga B, Kombëtarja Shqiptare pësoi disfatë nga Gjeorgjia me rezultatin 0-1. Liga e Kombeve vazhdon me ndeshjet e xhiros së tretë më 11 tetor, Shqipëria takohet me Çekin në transfertë, Kosova më 12 tetor, është mysafire e Lituanisë, ndërsa më 13 tetor, Maqedonia e Veriut është mysafire e Armenisë.Tv Koha

Të fundit