Në stadiumin e qytetit në Tetovë ekipi i Shkëndijës shënoi fitore 2-1 ndaj ekipit Besa të Dobërdollit. Autor të golave për ekipin kuqezi ishin Florent Ramadani në minutën e 14 dhe Besart Ibraimi në minutën e 23-të. Për ekipin vendas fitorja ishte më e rëndësishme se çdo gjë tjetër pas me tre pikët e fituara tani me 23 pikë përforcohet në pozitën e dytë me një pikë më pak se lideri ekipi i Rabotniçkit këtë e pohoi edhe trajneri Jeton BeqiriJETON BEQIRI – TAJNER I KF SHKËNDIJAEkipi Besa në këtë ndeshje luajti guximshëm por nuk arriti të nxjerr më tepër se një disfatë të ngushtë. Këtë e pohoi edhe ndihmës trajneri Burim Sadiki i cili tha se barazimi nga ky takim do të ishte epilogu më realBURIM SADiKI – ZV.TRAJNER I KF BESAFitore të rëndësishme në xhiron e 12-të morën Struga Trim Lum me fitoren në transfertë kundër Tikveshit në Kavadar 1-0 me golin e Ilikevskit në minutën e 88-të. Voska Sport ka shënuar fitore me Shkupin me rezultat 3-1. Gostivari në përballjen me Pelisterin nxori vetëm barazim pa gola 0-0, ndërsa Vardari sërish zhgënjeu në arenën ‘’Todor Proeski’’ duke humbur nga Akademija Pandev Brera 0-1.Pas kompletimit të javës së 12-të tabelën e kryeson Rabotniçki me 24 pikë, para Shkëndijës që ka 23, Gostivarit dhe Sileksit me nga 21 pikë./TV KOHA/