28/10/2024
20.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

LIGA E PARË: SUPERDERBI SHKËNDIJA – STRUGA TL PËRFUNDOI ME BARAZIM

Tre fitore të vendasve dhe tre barazime me gjithsejtë 15 gola të shënuar është epilogu ndeshjeve  të xhiros së 11-të dhe të  fundit  të rrethit të parë në elitën e futbollit vendor. Lider në rrethin e parë kampionatit 2024/2025 është ekipi i Rabotniçkit  me 23 pikë

Në stadiumin e qytetit në Tetovë  në praninë e një numri të konsiderueshëm të tifozëve vendas, ndeshja derbi mes Shkëndijës dhe  kampionit në fuqi Struga Trim u mbyll me rezultat të barabartë 1-1. Në pjesën e parë skuadra vendase  ishte  superiore  krijoi raste  por arritën të shënon vetë një nga  penaltia të cilën e realizoi Besart Ibraimi.  Trajnerët e  ekipeve  Jeton Beqiri i Shkëndijës  dhe Qatip Osmani i Struga Trim Lum pas ndeshjes  shprehën keqardhje për rastet e dështuara.

 Mendoj se nuk e menaxhuam lojën si duhet pas rezultatit 1:0, gabuam në shumë situata, duke i dhënë Strugës shumë mundësi kur ne ishim në posedim të topit. Disa goditje standarde të cilat u’a dhuruam vetëm. Ndjej keqardhje për situatën se si nuk e menaxhuam mirë dhe si nuk ishim më syçelë në ato goditje standard. Nuk lejohet në ndeshje si kjo të pranohet gol nga ato situata të cilat ne i kemi analizuar.” deklaroi Jeton Beqiri trajner i KF Shkëndija

Kampioni në  fuqi Struga Trim Lum në këtë pjesë të sezonit vjeshtor  nuk ka  qenë formën e dëshiruar prandaj  trajneri  Qatip Osmani tha se pas disfatës katastrofale kundër Sileksit edhe një pikë e fituar  kundër  Shkëndijës është e madhe. 

‘’Sigurisht se në këto ndeshje është me rëndësi mos  të humbësh. Sa  i p♪•rket lojës mendoj se veçanërisht në pjesën e parë kur  patëm  disa  raste  që nuk i shfrytëzuam  ishte edhe  fati që pak na ktheu shpinën, pjesën e dytë e kërkonim at golin që erdhi në kohë u munduam ta shënojmë edhe golin e dytë por nuk arritëm edhe  sigurisht se   thash ishte me rëndësi mos të humbim’’. deklaroi Qatip Osmani trajner  i KF Struga trim Lum

Fitore në këtë xhiro ka shënuar Shkupi  kundër Tikveshit në Çair  3-1. Autor të golave ishin  Kadriu 2 gola dhe Avornio ndërsa golin e nderit për mysafirët e shënoi Spahiu.  Gostivari në stadiumin “Boris Trajkovski” të Maxharit mundi AP Brera me rezultat të thellë 4-1. Besa e Dobërdollit në Kratovë ka humbur nga Sileksi me rezultat 2:0. Në Ohri, Voska Sport barazoi me Pelisterin 1:1 në Ohër. Derbi i mes  Vardarit  dhe Rabotniçki ka përfunduar me barazim pa  gola 0-0. Pas përfundimit të rrethit të parë të kampionatit kryeson Rabotniçki me  23 pikë e ndjekur nbga Shkëndija, Sileksi dhe Gostivari që kanë nga  20 pikë./ TV KOHA/

Të fundit