Të tjera lajme

LIGA E PARË: TIKVESHI – ARSIMI HAPIN SIPARIN E SEZONIT TË RI!

Kampionati i ri 2026/2027 i futbollit në Ligën e Parë starton nesër me fillim në ora 17.00 me ndeshjen hapëse në Kavadar mes Tikveshit dhe Arsimit. Katër ndeshjet tjera zhvillohen të shtunën dhe të dielën.

Me ndeshjet e xhiros së parë të caktuara të zhvillohen këtë fundjave zyrtarisht  starton kampionati i ri 2026/2027 në Ligën e parë të futbollit  vendor.

Sezoni I ri futbollistik në vend nis me sistemin e ri garues katër rrethor, pasi në Ligën e Parë garojnë vetëm 10 ekipe.

Sipari i kampionatit të ri hapet të premten me ndeshjen mes Tikveshit dhe  Arsimit.  Dy skuadrat gjatë merkatos së verës  kanë  bërë  lëvizje  të  shumta  dhe  kanë zhvilluar përgatitje  cilësore  që  e kanë dëshmuar  me ndeshjet kontrolluese  dhe  sezonin e ri e presin  të përgatitur.

Në seancën e sotme  stërvitore KF Arsimi, asistoi edhe TV Koha, ku ra në sy  atmosfera e lartë e punës.

‘’ Gjykojmë se ekipi është i përgatitur  tashmë 30 e  ca  ditë në fazë përgatitore , në tre fazat  e  fazës përgatitore me përforcimet e reja  që  kanë  arritur  dhe me  përgatitjet  të cilat  kanë shkuar  në mënyrën më të mirë të mundshme. Shpresojmë  që të  fillojmë mbarë ashtu  siç  filluam  edhe në vitin e kaluar  pse  jo edhe më mirë.  Dihet  që  luajmë  në Kavadar  kundër  Tikveshit  një ekip solid, një ekip  me  disa  vite  eksperiencë në Ligën e Parë. Por  mbi gjitha  ne  luajmë  për llogarit  tona dhe mbaj  bindjen  që na  si staf dhe ekipi, lojtarët  nëpër gjithësi  kemi  përgatitur  ndeshjen  në mënyrën më të mirë të mundshme dhe  shpresojmë  që  të dalim nesër me  rezultat  pozitiv. Do të thotë  ekipi është i gjithi  në dispozicion  përveç  dy lojtarëve  të ri  të  cilët na  kanë ardhur   por ende  presim lejen nga  Federatat  nga  shtet  ku vinë‘’deklaroi ndihmës  trajneri  Labinot Musliu

 Sa i përket epilogut të kësaj ndeshje ndihmës trajneri  Musliu thotë  si  gjithmonë  nga  çdo ndeshje  presim  rezultat pozitiv

‘’Gjithsesi  presim rezultat pozitiv . Ne asnjëherë nuk shkojmë   ta  themë pak më  lirshëm s e as dorëzohemi  po as  fluturojmë  në kuptim  të  sportit , të  futbollit jemi  me këmbë mbi tokë , shkojmë të bëjmë ndeshjen tonë  të realizojmë strategjinë tonë , vizionin tonë  dhe  shpresojmë që në  fund  të  ndeshjes  të  dalim pozitiv’’ tha  trajneri Musliu

Të shtunën takohen  Struga Trim  Lum – Shkëndija e Haraçinës  dhe Vardari – Bregallnica , ndërsa  të dielën Sileksi – Bashkimi  dhe Shkëndija  –  Skopje që  do të zhvillohet në stadiumin e kampit stërvitor të FFM-së .

Të  gjitha  ndeshjet e xhiros së parë  fillojnë në ora  17:00./Tv Koha/ 

Të fundit