Tre barazime dhe tre fitore të ekipeve mysafire me gjithsejtë 17 gola të shënuar është epilogu i gjashtë ndeshjeve të javës së 30 të sezonit 2025/2026 në Ligë e parë të futbollit vendor
Me dy ndeshjet e djeshme Struga Trim Lum – AP Brera që përfundoi 0-1 dhe Tikveshi – Arsimi që përfundoi me barazim 1-1 u kompletua java e 20-të e sezonit 2024/2026 në Ligën e parë të futbollit vendor.
Tre xhiro para përfundimit të kampionatit në Ligën e Parë të futbollit, si duket gjërat po bëhen më të qarta sa i përket katër pozitave të para pasi Vardari me 74 pikë është një hapë pranë titullit kampion, Shkëndija me 68 pikë ka të sigurt pozitën e dytë, Struga Trim Lum me 62 pikë është e sigurt në pozitën e tretë, ndërsa Sileksi nuk lëviz nga pozita e katërt.
Dilema e vetme mbetet se cilat ekipe do të renditen në pozitë e 8-të dhe të 9-të që çon në balotazh, pra Bashkimi me 40 pikë, Arsimi me 38, AP Brera me 36 pikë dhe eventualisht Pelisteri që ka 32 pikë, ndërsa Makedonija Gj.P, Rabotniçki dhe Shkupi, sipas të gjitha gjasave do të kalojnë në një rang më poshtë.
Rezultatet e xhiros së 30-të: Sileksi – Shkëndija 1-1, Shkupi – Makedonija Gj.P 0-4, Bashkimi – Vardari 0-2, Rabotniçki – Pelisteri 3-3, Struga Trim Lum – AP Brera 0-1 dhe Tikveshi – Arsimi 1-1







