22/10/2024
9.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ligji për amnisti, Mickoski: Shpresoj që Kovaçevski nuk është turist kur shqyrtohen ligjet

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Dimitar Kovaevski, se do të dërgojnë amendamente në Ligjin për Amnisti. Ai ka pyetur se çfarë pune bënë Kovaçevski në mbledhjet e Qeverisë kur vijnë propozimet të tilla.

“Shpresoj se Kovaçevski nuk është turist në mbledhjet e Qeverisë dhe kur vijnë tekstet e propozim-ligjeve fiton informacion të detajuar se çfarë përmbajnë ato ligje, posaçërisht ligje të këtilla specifike, dhe ai i lexon. Nëse nuk e ka bërë këtë, atëherë duhet një orë e më parë të largohet nga vendi që është. Ligji ende nuk është sjellur në Parlament, po flasim për amendamente që vijnë nga vetë Qeveria, parashtrohet pyetje çfarë kanë bërë gjithë ata në seancë të Qeverisë, kur është rishikuar ky ligj”, ka thënë Mickoski, raporton SHENJA.

Të fundit