25/10/2024
16.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Limani: Komuna e Gostivarit do të ndajë 100 mamografi falas

Me rastin e shënimit të tetorit si Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, bëri të ditur se komuna do të sigurojë 100 mamografi falas. Sipas Limanit, vauçerët do të ndahen përmes një thirrjeje publike, ndërsa kriteret për përfitimin e tyre do të bëhen të ditura javën e ardhshme. “Këtë vit, Komuna e Gostivarit ka siguruar 100 kupona që do t’u mundësojnë bashkëqytetarëve tanë të kryejnë mamografi falas në një ordinancë private. Ndërkohë, në një bisedë me drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm, Argjent Muça, ramë dakord që së bashku të ushtrojmë presion ndaj Ministrisë së Shëndetësisë për të sjellë një pajisje mamografie në spitalin e Gostivarit. Shpresoj që vitin e ri ta presim me këtë pajisje në spitalin tonë, me qëllim që qytetarët tanë të kenë mundësi ta parandalojnë këtë sëmundje,” tha kryetari Limani gjatë forumit të organizuar sonte nga komuna, kushtuar luftës kundër kancerit të gjirit. Kujtojmë se Komuna e Gostivarit vazhdimisht ka qenë aktive në rritjen e ndërgjegjësimit dhe ka ofruar mbështetje të vazhdueshme në luftën kundër kësaj sëmundjeje.

Të fundit