26/10/2024
13.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Limani:Strehimorja rajonale zgjidhje për qent endaca

kProblemi me qent endacak në Pollog vazhdon që të mos zgjidhet në nivel të rajonit.Deri më tani vetëm dy komuna kanë nënshkruar marrëveshje me operatorë që do të bëjnë trajtimin e qenve endacak, respektivisht komuna e Tetovës dhe e Tearcës. Por, ajo që mbetet si premtim në letër është strehimorja për qent endacak në nivel të rajonit, ku do të përfshiheshin të gjitha komuna e Pollogut. Edhe pse kjo problematikë është diskutuar në Qendrën e Rajonit të Pollogut megjithatë ende nuk ka asgjë konkrete për shkak se fillimisht edhe pse kishte një vendim që strehimorja të ndërtohet në territorin e komunës së Bërvenicës, megjithatë kjo nuk u pranua nga autoritetet e kësaj komune dhe më pas është sjellu vendim tjetër që e njejta të ndërtohet në territorin e komunës së Vrapçishtit. Kryetari i komunës së Gostivarit Valbon Limani është shprehur se komunat në mënyrë vetanake mundohen që të zbusin këtë problem me të cilin ballafaqohen jo vetëm komunat e Pollogut pro të gjithë komunat në nivel të shtetit.“Në takimin e fundit unë kam insistuar dhe kam biseduar edhe me kryetarin e komunës së Tetovës Bilall Kasami, me qëllim që dinamika e projektit, për një strehimore rajonale të përshpejtohet, lokacioni nuk kuadër të planifikimeve të rajonit planor të Pollogut është paraparë të jetë në komunën e Vrapçishtit.Ne, veçmë kemi iniciuar të shohim se deri ku janë procedurat për vendndodhjen e kësaj strehimore dhe besoj se në mbledhjen e ardhshme do të marrim një qëndrim pak më qartë për këtë strehimore rajonale” deklaroi kryetari i komunës së Gostivarit Valbon Limani.Ndërkaq, edhe komuna e Gostivarit kohëve të fundit është duke u përballur me këtë problem, pasi që gati se çdo ditë ka raste të denoncimit nga ana e qytetarëve për sulme dhe kafshime nga qent endacak. Kjo ka ngjallë edhe frikë tek qytetarët për qarkullim në rrugët e Gostivarit dhe jo vetëm. Me këtë rast, kryetari i komunës së Gostivarit Valbon Limani është shprehur se krahas zgjidhjes për ndërtimin e një strehimore në nivel të rajonit të Pollogut, paralelisht punohet që të rivendoset në funskion strehimorja e ndërtuar nga kjo komunë vite me parë ku trajtoheshin qent endacak. Sipas informacioneve të fundit nga komuna e Gostivarit, në vijim e sipër është thirrja për zgjedhjen operatorit që do të merret me trajtimin e qenve endacak në këtë komunë.Brenda dy jave pritet që të përfundojnë procedurat e tenderimit dhe të fillojë sërish trajtimi i qenve endacak në këtë komunë.

/TV KOHA/

Të fundit