11/05/2024
10.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Listat e kombinuara të BDI-së e vetme apo në koalicion, kush janë emrat për deputetë?!

Mediat po vazhdojnë me lajme spekulative se BDI a do shkoj e vetme apo në koalicion në zgjedhje.

Një nga opsionet e shumëpërfolura është koalicionimi me Aleancën për Shqiptarët të Ziadin Selës, Lëvizjen Populli të Skender Rexhepit-Zejdi dhe Partinë Demokratike Europiane të Arjanit Hoxhës.

Sipas zërave në njësinë zgjedhore 1, bartës jozyrtarisht thuhet se do të jetë Blerim Bexheti, kryetar i Sarajit nga radhët e BDI-së, ndërkaq Skender Rexhepi – Zejdi, lider i Lëvizjes Populli do të jetë i dyti në listë.

Dilema mes bartësve ka ende te njësia 2. Të parët në listë përfliten të jenë Sadulla Duraku dhe Ilir Hasani.

Më tej jozyrtarisht, thuhet se në Njësinë 2 i dyti në listë do të jetë Elmi Aziri nga ASH-ja e Selës. Pas tij vijnë Dijana Toska e Arbër Ademi nga BDI-ja.

Edhe te Njësia e 5 Zgjedhore jozyrtarisht mësohet se nuk ka dilema. Bartës do të jetë Ziadin Sela, kurse befason Musa Xhaferi – pjesë e të ashtuquajturit “Grupi i Zjarrit”, i cili pritet të jetë i dyti në listë.

E kurse te njësia zgjedhore numër 6, jozyrtarisht bëhet e ditur se bartës do të jetë Lideri BDI-së, Ali Ahmeti. Talat Xhaferi do të jetë i dyti, ndërsa pas tij thuhet se do të jenë Ilire Dauti nga ASH-ja, Valdet Xhaferi nga BDI-ja dhe Arjanit Hoxha, lider i PDE-së, raporton TV21.(INA)

Të fundit