25/04/2024
6.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Los Anxhelos, Çikago, Detroiti dhe Uashingtoni vendosën orë policore pas protestave

Los Anxhelos, Çikago, Detroiti dhe Uashingtoni kanë vendosur orë policore pas protestave të së shtunës për vdekjen e dhunshme të afrikano-amerikanit, Xhorxh Flojd. Protestuesit u përleshën me policinë, të cilët përdorën gaz lotsjellës dhe plumba gome.

Paraprakisht, shteti jugperëndimor Arizona vendosi orë policore në të gjithë shtetin.

Siç transmetojnë agjencitë e huaja, kufizimi i lëvizjes, i cili do të ndikojë në miliona njerëz, hyri në fuqi në të njëjtën kohë kur u vendos shpërndarja e më shumë se 5.000 pjesëtarëve të Gardës Kombëtare të cilat u aktivizuan në 15 vende dhe kryeqytet për të mbështetur forcat lokale për të zbatuar ligjin. bs/fab

Të fundit