03/05/2024
13.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

LSDM: Kryetarët e komunave të VMRO-DPMNE-së kërkojnë para nga Qeveria dhe nuk punojnë asgjë

Partia maqedonase në pushtet LSDM, nëpërmjet një kumtese për media thotë se kryetarët e komunës së OBRM-PDUKM-së nuk kanë punuar asgjë në 100 ditët e para të mandatit.

Nga kjo parti thonë se qytetarët janë dëshmitarë për siç thonë, partizimin e komunave.

“E vetmja gjë që po bëjnë është papunësia, mungesa e projekteve dhe kërkesave për ndihmë financiare, ndërkohë që nuk kanë asnjë iniciativë për t’u përfshirë në përballjen e krizës ekonomike dhe energjetike. Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja vazhdimisht po mbulon paaftësinë e tyre. Kështu ishte edhe me ngrohjen në Shkup, kështu që me masat për krizën energjetike, komunat e OBRM-PDUKM-së nuk morën asgjë për qytetarët”.
“Ata trashëguan buxhete të plota dhe një sërë projektesh të nisura nga pushtetet e mëparshme vendore dhe ato të mbështetura nga pushteti qendror, por nuk realizuan asgjë. Danela Arsovska është shembulli i parë i papunësisë dhe paaftësisë. Ajo nuk bëri asgjë për tre muaj, përveçse rrafshoi pusetën dhe vendosi tualete të lëvizshme dhe u deklarua e paaftë për gjithçka tjetër”, thonë nga LSDM.

Të fundit