24/07/2024
27.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

LSDM: Mickoski duhet t’u kërkojë falje qytetarëve për të gjitha gënjeshtrat deri tani

Hristijan Mickoski me vite me radhë po e gënjen anëtarësinë e vet, i gënjen qytetarët.

Kështu shprehen sot mes tjerash nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, informon Zhurnal.

Sipas asaj që thuhet në komunikatën e partisë, para dy muajve Mickoski ishte i bindur se ka 61 deputetë dhe se në janar apo shkurt do të ketë shumicë të re parlamentare që të shpërbëhet Kuvendi dhe të shpallen zgjedhje të parakohshme.

“Ja pra erdhi janari, erdhi shkurti, Mickoski nuk ka 61 deputetë, as nuk ka shumicë të re, e as shpërbërje të Kuvendit. E shumica qeveritare vazhdon të rritet.

Mickoski i gënjente dhe frikësonte qyetarët edhe për krizën energjetike se nuk do të ketë rrymë të mjaftueshme, se energjia elektrike do të shtrenjtohet e se do të ketë restriksione.

E gjitha kjo është demantuar nga realiteti, ashtu sikur iu fundosën gënjeshtrat për asimilim dhe bullgarizim, për gjuhën maqedonase dhe dialektin bullgar dhe disa gënjeshtra të tjera nga Mickoski”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Nga LSDM konsiderojnë se Mickoski me gënjeshtra tenton të vie në pushtet dhe të shpëtojë ulësen e tij në pallatin e bardhë, por se askush më nuk i beson.

“Më e pakta që mund të bëjë Mickoski është të kërkojë falje nga qytetarët”, thuhet në kumtesën e LSDM-së./Zhurnal.mk

Të fundit