27/04/2024
15.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

LSDM: MICKOSKI KEQPËRDOR FAMILJET E VIKTIMAVE

Nëse dikush ka patur dyshime, ja Hristijan Mickoski në vepër se si përpiqet, pas asnjë pikë ndërgjegjeje t`i keqpërdor ndjenjat e familjeve të viktimave nga rasti tragjik në Tetovë për qëllime politike – reagojnë nga LSDM-ja, pas vizitës që kreu I opozitës maqedonase e bëri në një familje të viktimave.

“Njëjtë tinëzare është që Mickoski vehet në rolin e hetuesit, ekspertit, prokurorit dhe gjykatësit dhe nga dora nxjerr fakte në tavolinë që nuk kanë pikëtakime me realitetin. Kujdes, të gjithë këtë Mickoski e bën jo vetëm se është I shqetësuar dhe ka keqardhje për jetët e njerëzve, por në mënyrë të paskrupullt po lufton për pushtetin. Asgjë tjetër” – ka deklaruar zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.

“Një nivel kaq i ulët i kulturës politike, sjellje nekrofile dhe destruktive nuk mbahet mend. Mickoski është tregtar me fate njerëzish. Pa iu dridhur qerpiku këmben shpirtëra të humbur për vota. Mickoski, moralin, ndërgjegjen dhe fytyrën e ka të barabartë me ZERO” – ka thënë zëdhënësja Kuzeska.

Socialdemokratët shprehen të bindur se retorika e këtillë e Mickoskit do të rezultojë edhe me një disfatë të madhe në zgjedhjet e ardhshme lokale. /KlanMacedonia

Të fundit