27/05/2024
11.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

LSDM: Mickoski si Gruevski – rasti “Feniks” tregoi fytyrën e tij

Mickoski mbron krimin dhe dëshiron të jetë gjykatës dhe prokuror, por kjo, sipas LSDM-së, nuk do të ndodhë. Në një reagim me shkrim, siç përcjell KlanM, LSDM akuzoi kreu e opozitës maqedonase se po e mbron krimin, sipas tyre, të ndodhur në projektin “Shkupi 2014”.

“Në DPMNE nuk ka ndryshim, është e njëjta parti e regjimit nga koha e Nikolla Gruevskit. Mickoski dëshiron të jetë gjykatës dhe prokuror, të japë drejtësi, të thotë se kush duhet të mbajë përgjegjësi dhe kush jo për një krim të kryer. Njësoj si Gruevski. Nga njëra anë është shkatërrim i rendit juridik të vendit dhe nga ana tjetër dëshirë për ta vendosur mbi ligjin dhe Kushtetutën. As Mickoski nuk është mbi ligjin dhe as mbi Kushtetutën dhe dëshira e Mickoskit nuk do të realizohet. Të gjithë ata që kanë gabuar do të mbajnë përgjegjësi përmes procedurave të duhura ligjore dhe para institucioneve kompetente gjyqësore”, thuhet në reagimin e LSDM-së

Të fundit