19/05/2024
15.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

LSDM: Ngrihet çmimi i bukës, nuk do të lejojmë përfitim në kuriz të qytetarëve

Nuk do të lejojmë askënd që të përfitojë nga kurrizet e popullit dhe ta varfërojë atë, thonë nga LSDM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Vendimi për ngrirjen e çmimit të bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë nga 450 gramë në maksimum 33 denarë është i arsyetuar, i drejtë dhe në interes të qytetarëve.

Duke marrë parasysh ndihmën e shtetit në formën e uljes drastike të çmimit të energjisë elektrike për furrat e bukës që merrnin, çmimet e gazit natyror, naftës, grurit dhe miellit.

33 denarë për një bukë është çmimi i drejtë për qytetarët, por edhe fitim për furrat e bukës.

Askush nuk do të mbetet vetëm në këtë situatë të rëndë, shteti, institucionet po marrin gjithçka për të penguar përfitimin e individëve në dëm të qytetarëve”, thonë nga LSDM.

Nga atje shtojnë se edhe sot vazhdojnë kontrollet e institucioneve kompetente në të gjitha qytetet e vendit./Telegrafi/

Të fundit