18/05/2024
17 C
Tetovo

Të tjera lajme

LSDM: Paga më të larta për personelin mjekësor që është në luftë të drejtpërdrejt kundër koronavirusit, investojmë në kapital njerëzor

Shëndetësia e Maqedonisë tregoi se mundet në kohë dhe në mënyrë efikase të ballafaqohet me kërcënimet nga pandemia globale me koronavirusin.

Kjo krizë globale tregoi edhe më qartë se shëndetësia është një prej shtyllave themelore shoqërore dhe pikërisht për këtë Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja edhe mëtej do të vazhdojë të investojë në këtë sektor kyç.

Përmes politikave të përgjegjshme dhe strategjike, ne kemi forcuar kapacitetet profesionale të punonjëseve shëndetësor dhe kemi krijuar kushte që të ndërtojnë të ardhmen dhe karrierën e tyre në shëndetësinë publike në Maqedoni.

Punonjësit shëndetësor e meritojnë falënderimin tonë, për të gjithë punën dhe viktimizimin në periudhën e fundit. Pikërisht për këtë të punësuarit në shëndetësi janë të parët në radhët e luftës me betejën e Kovid-19 do të fitojnë shpërblim prej 20 për qind nga paga themelore për dy muaj.

Në shpërblimin do të përfshihen të gjithë në punën me pacientë të sëmurë nga koronavirusi, mjekë, infermiere, por edhe teknik mjekësor, transportues., shoferë në shërbimin e ndihmës urgjente në të Institucionet e Shëndetit Publik si dhe të gjithë të punësuarit në institucionet ku bëhen analiza.

Si parti përgjegjëse e angazhuar për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve, LSDM vazhdon me masa dhe politika që ofrojnë sistem shëndetësor efikas, staf të vlerësuar dhe pacientë të kënaqur.

LSDM, Qendra për komunikim me opinionin

Të fundit