30/04/2024
17.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

LSDM pyet Mickoskin: Me BE-në apo me Levicën?

Në vend që të ikë nga një përgjigje, Mickoski të tregojë nëse ka zgjedhur bllokun e BE-së apo bollkun e Levicës. Kështu fillon reagimi i LSDM-së drejt kreut të opozitare VMRO-DPMNE. Nga LSDM akuzojnë Mickoskin se nuk ka qëndrim për çështjet me rëndësi kombëtare, përcjell KlanM.

“Mickoski prej javësh nuk ka dhënë përgjigje dhe nuk u ka treguar qytetarëve se çfarë ka vendosur, a do të hyjë në bllokun evropian apo do të mbetet i izoluar me Dimitar Apasiev në bllokun antievropian. Në vend të kësaj, Mickoski, si zakonisht, vendosi të publikojë gënjeshtra të reja, mjegullnajë të re me të cilat mundohet të mashtrojë opinionin maqedonas… Mickoski duhet ta dijë se bllokimi i rrugës evropiane, përveç që do të rrezikojë të ardhmen e vendit, pozitat ndërkombëtare të shtetit, do të ndikojë negativisht edhe në marrëdhëniet me SHBA-në”, thuhet në reagimin e LSDM-së./KlanMacedonia

Të fundit