19/05/2024
15.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

LSDM: VMRO-DPMNE është definicion i një partie destruktive që vepron në dëm të qytetarëve dhe shtetit

Në mes të krizës më të madhe ekonomike dhe energjetike në botë, deputetët e VMRO-DPMNE -së me javë të tëra po vonojnë zgjidhjen ligjore, me të cilën në katër muajt e ardhshëm duhet të ndihmohen financiarisht gati 200 mijë qytetarë. Po ashtu, VMRO-DPMNE në Kuvend ka më shumë se një vit që bllokon mbi 100 ligje të rëndësishme për qytetarët dhe shtetin, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

Nga LSDM theksojnë se për shkak të marrëdhënieve të papërgjegjshme dhe bllokadave të VMRO-DPMNE -së me urdhër të Mickoskit, shteti është dëmtuar me 100 milionë euro, mjete nga BERZH për mbështetjen e SHA EMV dhe ballafaqim më të lehtë të pasojave të krizës energjetike.

“Në VMRO-DPMNE nuk ndryshon asgjë, në vend të qytetarëve, kjo parti punon për interesa personale dhe afariste të një grupi të vogël njerëzish nga kryesia e partisë. Është akt i turpshëm dhe i papërgjegjshëm i Mickoskit dhe partisë së tij”, thuhet në deklaratën e LSDM-së./Telegrafi/

Të fundit