Të tjera lajme

LSDM: VMRO-DPMNE ka bllokuar reformat në gjyqësi

Partia maqedonase në opozitë, LSDM, thotë se VMRO-DPMNE-ja ka bllokuar reformat në gjyqësor dhe e ka partizuar atë me familjarë. Sipas LSDM-së, Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE kanë bllokuar reformat në gjyqësor dhe rrjedhimisht drejtësinë në Maqedoni.

“Mickoski refuzoi të miratojë ligjet e nevojshme për reformë dhe tregoi se nuk ka ndërmend një gjyqësor të pavarur, por vetëm një gjyqësor të robëruar dhe të bindur, nën diktatin e VMRO-DPMNE. Gjithsej 12 ligje ishin planifikuar për vitin 2025, asnjë prej të cilave nuk është paraqitur në Parlament”.

“Në vend të reformave dhe një gjyqësori të pavarur, Mickoski e ka shndërruar gjyqësorin në një degë partiake, me gjyqtarë që janë bashkëshorte të kryetarëve të bashkive të tij dhe të afërm të partnerëve të tij të koalicionit”.

Të fundit