17/06/2024
20.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Maestro i Gazetarisë,Shaqir Foniqi emrohet Ambasador i paqës!

Doajeni i Gazetarisë televizive,i cili është quajtur edhe Maestro i Gazetarisë,Shaqir Foniqi,këtyre ditëve është emruarv Ambasador i paqës në Kosovë.
Ky titull i jipet gazetarit Foniqi për kontributin e tij në Gazetari dhe në prezantimin e vlerave të epërme kulturore mbarëkombëtare.


Shaqir Foniqi,ka botuar 18 tituj,ku përfshihën monografi,libra për gazetari,publicistikë dhe poezi.
Nder Monografitë vlen të veçohën ajo për aktorët Aleksandër Moisiu e Bekim Fehmiu,këngëtarën e madhe,Nexhmije Pagarusha,piktorin Gjelosh Gjokajn dhe Divën Rita Ora.


Shaqir Foniqi është anëtar i Lidhjës së Shkrimtarëve të Kosovës si dhe anëtar i Akademisë Europiane të Arteve.
Shaqir Foniqi ka mbaruar Fakultetin për Gazetari në Prishtinë.
Aktualisht është publicist i lirë.
Emrimi Ambasador i paqës,është edhe njē sukses në vargun e shumë sukseseve të tij,duke futuar edhe shumë mirënjohje,çmime e fletëfalenderime.
Aktualisht është publicist i lirë.

Falënderime të veçanta dhe respekt për rekomandimin dhe mbështetjen e mikut të çështjes shqiptare, Tahir Shabani, ambasador dhe lider për paqen në botë dhe President i Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe Miqësisë në Francë dhe Evropë”.

Të fundit