Makina e parë me energji diellore që drejton jashtë rrugës dhe distanca të gjata pa u rimbushur ka përfunduar një provë prej 1000 km nëpër Marok dhe Sahara, raporton Guardian.
Makina me dy vende Stella Terra, e projektuar nga studentë në Universitetin e Teknologjisë në Ajindëhoven, përfundoi një udhëtim nëpër një sërë peizazhesh sfiduese si pjesë e testit përfundimtar.
Makina përdor energjinë e siguruar nga panele të shumta diellore të montuara në çati dhe ka një shpejtësi maksimale prej 145 kilometrash në orë. Në ditët me diell, makina duhet të përzënë të paktën 710 kilometra.
Menaxheri i ekipit të Eindhoven Solar thotë se teknologjia e përdorur, duke plotësuar kornizën e lehtë me panele diellore shumë efikase, është një dekadë përpara çdo gjëje tjetër në treg.
“Makina duhet t’i rezistojë kushteve të vështira të drejtimit jashtë rrugës dhe të mbetet efikase dhe mjaft e lehtë për t’u mundësuar nga dielli. Pra, ne duhej të projektonim pothuajse gjithçka për makinën vetë, nga suspensioni deri te inverterët për panelet diellore. I shtyjmë kufijtë e teknologjisë”, thotë ai.
Studentët shpresojnë se kjo do të frymëzojë prodhuesit e makinave që ta bëjnë industrinë më të ndërgjegjshme për mjedisin.
Britt van Hulst, e cila është menaxherja financiare e projektit, thotë se ka ende punë për të bërë përpara se dizajni të dalë në treg, por se makina ofron alternativa të reja që prodhuesit e automjeteve mund të eksplorojnë.
Sfida më e madhe për projektuesit që duan të ndërtojnë makina me energji diellore është sipërfaqja e kufizuar në të cilën mund të vendosen panelet. Panelet me efikasitet të lartë që mund të gjenerojnë energji të mjaftueshme për të fuqizuar automjetet në distanca të gjata janë të shtrenjta për t’u prodhuar.
Ekipi i makinave Stella Terra u mbështet në sponsorë për buxhetin dhe çmimi i tij nuk dihet.