24/07/2024
20.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mali i Zi i hap kufijtë për qytetarët e RMV-së, sipas gjitha gjasave me test negativ PCR

Mali i Zi prej nesër do t’i hapë kufijtë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Bosnjës e Hercegovinës, Shqipërisë dhe Kosovës, deklaroi drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Boban Mugosha.

“Për hyrje në Mal të Zi sipas gjitha gjasave do të nevojitet test negativ PCR ose test serologjik ELESA”, deklaroi Mugosha në emisionin e programit të mëngjesit në televizionin “Vijesti”.

Sipas tij, vendimi për hapjen e kufijve është sjellë me kërkesë të bashkësisë së turizmit.

Mënyrat për hyrje në vend duhet t’i përcaktojë sot në mbledhjen e Trupit Koordinator Kombëtar. fc/

Të fundit