24/04/2024
15.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

MALMED dha leje për importin e ilaçit “Trikafta”

Agjencia për Ilaçe MALMED sot paradite dha leje për importin e ilaçit “Trikafta” i dedikuar për pacientët me fibrozë cistike, konfirmoi për MIA-n drejtori i MALMED, Lirim Shabani.

Ai theksoi se kanë përfunduar të gjitha procedurat për lejimin e importit të ilaçit dhe tani mbetet edhe që të realizohet procedura.

Sipas paralajmërimeve paraprake nga Qeveria, në këtë rast bëhet fjalë për importim intervenues të “Trikafta” i dedikuar për tetë pacientët më kritikë të sëmurë nga fibroza cistike, përderisa për sigurimin e furnizimit të rregullt me ilaçin për gjithë të sëmurët tjerë nevojiten ndryshime ligjore.

Qeveria informoi se tashmë është përgatitur Propozim-ligj për ndryshim të rregullave për furnizime publike, me të cilat do të mundësoheshin bisedime të drejtpërdrejta mes shtetit dhe kompanisë dhe prodhuesit të vetëm të ilaçit “Trikafta” dhe cili duhet të miratohet nga ana e Kuvendit.

Të fundit