19/05/2024
15.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Manifestimi për nder të Shën Kirilit filloi me takimin e Xhaferi me kolegun e tij italian Fontana

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi nga Roma paralajm,roi se nesër së bashku me një delegacion bullgar do të vendosin lule në bazilikën “Santa Maria Maxhore” ku ndodhet pllakë përkujtimore në gjuhën maqedonase për nder të Shën Kirilit.

“Nuk mund të paragjykoj se cilat tema dhe çështje do të diskutohen në takimin e nesërm me delegacionin bullgar. Por sigurisht që komunikimi i drejtpërdrejtë është i mirëseardhur dhe mendoj se shkon në favor të gjetjes së zgjidhjeve të mundshme pozitive në raport me proceset që po drejtojmë”, tha Xhaferi pas takimit me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Republikës së Italisë, Lorenco Fontana.

Xhaferi, njoftoi raportuesi i MIA-s nga Roma, theksoi se parlamentet janë institucione që mund të komunikojnë lirshëm dhe më drejtpërdrejt dhe të shprehin marrëdhëniet e tyre në bashkëpunim dhe komunikim të ndërsjellë.

“Ne komunikojmë në mënyrë parlamentare siç kërkohet nga demokracia parlamentare në të dy vendet. Kryetari i Parlamentit të Bullgarisë është i ri. Ne u pamë në Pragë, por këtu kemi rastin të nderojmë bashkërisht arsimtarët sllavë, të cilët në kohën kur punuan krijuan diçka për të mirën e përbashkët. Dhe në këtë kontekst, nuk ka problem që nesër ta shfaqim bashkë, ata në pllakën e tyre, ndërsa ne në pllakën tonë. Në atë kontekst, nuk ka asnjë problem për gjërat që janë objekt i komunikimit politik ditor mes institucioneve në të dy vendet”, tha Xhaferi.

Kryetari i Kuvendit në Romë u takua me kryetarin e Dhomës së Deputetëve të Republikës së Italisë, Lorenco Fontana. Në takimin e mbajtur pasditen e sotme në Dhomën e Deputetëve, Xhaferi dhe Fontana deklaruan se Maqedonia e Veriut dhe Italia kanë bashkëpunim të shkëlqyer dhe marrëdhëniet janë në nivel të lartë në të gjitha aspektet e komunikimit.

Republika e Italisë, siç deklaroi Xhaferi pas takimit, është në mesin e dhjetë ekonomive më të pranishme në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në këtë kontekst është konstatuar se pjesëmarrja në investime në vendin tonë mund të përmirësohet.

Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për zhvillimet gjeostrategjike dhe të përgjithshme në botë si pasojë e luftës në Ukrainë.

“Lorenzo u interesua edhe për qasjen tonë ndaj nevojave për përfundimin e skriningut dhe hapin e ardhshëm sa i përket obligimeve që kemi për hapjen e negociatave me BE-në”, tha Xhaferi.

Fontana, siç tha Xhaferi, ka ripërsëritur mbështetjen e tij të parezervë për integrimet evropiane dhe kjo përkon me bashkëpunimin dypalësh tre dekadash ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Italisë.

Delegacioni shtetëror kishtar sot pasdite do të marrë pjesë në koncertin e nxënësve të vitit të tretë në QSHMB, Goce Zlatev dhe Magdalena Dërmaç.

Të fundit