30/04/2024
15.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Maqedoni, vitin e kaluar janë dorëzuar 80 ankesa për diskriminim

Vitin e kaluar janë dorëzuar 80 ankesa tek Avokati i Popullit për mbrojtje nga diskriminimi, ndërsa më shpesh qytetarët ankohen se diskriminohen në vendet e punës, për mobing, diskriminim gjatë punësimit në vende të caktuara dhe diskriminim në baza etnike dhe fetare.

Zv.Avokati i Popullit Sllavço Timov, tha se rastet më të shpeshta të diskriminimit, për të cilat janë dorëzuar ankesat, janë nga personat e komunitetit rom gjatë kalimeve kufitare.
“Ata trajtohen si persona që dalin me qëllim për të kërkuar azil në vende tjera, që në 90 përqind të rasteve nuk është e saktë”, tha Timov.

Ai tha se vitin e kaluar Trupi lokal koordinues ka përgatitur plan aksionar për mbrojtje dhe parandalim të diskriminimit, ndërsa aktivitetet e tyre janë financuar nga buxhetet komunale.Telegrafi Maqedoni.

Të fundit