28/05/2024
20.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Maqedonia mbetet në anën e duhur të historisë!Kovaçevski ,Edi Rama e Fatmir Bityqi në takim me Zelenskin

Kishniau, 1 qershor – Kryeministri, Dimitar Kovaçevski së bashku me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, kanë zhvilluar një takim të përbashkët me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenski. Kryeministri Kovaçevski shoqërohej nga zëvendëskryeministri i ngarkuar për çështje ekonomike Fatmir Bityqi, ndërsa takimi u mbajt në margjinat e Samitit të dytë të Komuniteti Politik Evropian në Kishinau, transmeton KOHA.

Kryeministri Kovaçevski theksoi mbështetjen e fortë që Maqedonia e Veriut i ka dhënë Ukrainës që nga fillimi i agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar. “Maqedonia e Veriut dënoi agresionin brutal ushtarak që Rusia po kryen kundër Ukrainës së pavarur dhe sovrane. Ne mbështesim sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe të drejtën e saj për të përcaktuar rrugën e saj. Ne kemi ofruar dhe do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje në çdo formë që Ukraina nevojitet”, theksoi ndër të tjera kryeministri Kovaçevski. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, falënderoi për mbështetjen që populli ukrainas merr nga Maqedonia e Veriut, ai vuri në dukje se ajo vjen në momente vendimtare. “Ju nuk keni bërë llogaritë, keni qenë pranë nesh që nga dita e parë dhe popullit ukrainas dhe ne e vlerësojmë këtë”, tha Zelenski. Kryeministri Kovaçevski kujtoi se Maqedonia e Veriut është pjesë e grupit themelues për themelimin e Gjykatës Speciale Ndërkombëtare për krimet e agresionit, e cila na pozicionoi qartë këtë herë në anën e duhur të historisë. Ukraina është ndër prioritetet gjatë kryesimit të OSBE-së nga Maqedonia e Veriut, në të njëjtën kohë, Maqedonia e Veriut mbështet integrimin euro-atlantik të Ukrainës dhe përkushtimin ndaj politikës së dyerve të hapura të NATO-s.

Të fundit