25/07/2024
15.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Maqedonia në vendin e pestë në Evropë për nga ikja e trurit

Pothuajse 40 për qind e kuadrit të arsimit të lartë është larguar nga vendi, dhe sipas Indeksit ikja e trurit, Maqedonia është në vendin e pestë, nga gjithsej 41 shtete evropiane, gjë që tregon qartë se vendi po përballet me një humbje të madhe të talenteve.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave (ESSH), numri i shtetasve të Maqedonisë që kanë shkuar jashtë vendit nga viti 2013 deri në vitin 2022 është 7861 persona. Të dhënat për strukturën arsimore të personave të larguar nga vendi tregojnë se nga viti 2015 deri në vitin 2022 kanë emigruar 719 persona me arsim të lartë.

Në raportin e IOM-it theksohet se Maqedonia është në grupin elitar të top njëzet vendeve në botë me emigrim më të madh jashtë vendit, ndërsa Banka Botërore vlerëson se 40 për qind e stafit
Në periudhën nga viti 2013 deri në vitin 2021, mesatarisht nga shteti kanë emigruar rreth 2.500 persona me arsim të lartë.

Të fundit