01/05/2024
16.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mariçiq: “Propozimi francez” është kompromis që po e bëjmë vetëm për ne dhe për hir të askujt tjetër

“Kompromisi në kornizën propozim-negociative është shumë i thjeshtë. Garanci për gjuhën dhe identitetin maqedonas dhe fillimin e negociatave, nga njëra anë, dhe përfshirjen e komunitetit bullgar në Kushtetutë, nga ana tjetër, para vazhdimit të negociatave para seancës së dytë ndërqeveritare”, deklaroi sonte zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq.

“Ky është një kompromis që ne po e bëjmë për hatrin tonë, jo për hir të Bullgarisë, jo për hir të askujt tjetër”, tha Mariçiq në një intervistë për televizionin Kanal 5.

Ai theksoi se në propozimin nuk ka asnjë pikë që e mohon gjuhën maqedonase.

“Çdo qytetar, çdo deputet duhet të shikojë dokumentet, të gjejë një pikë në këtë propozim që e mohon gjuhën tonë, që na imponon një lloj asimilimi apo bullgarizimi, siç thonë në protesta, dhe që sfidon të drejtën tonë për të folur gjuhën maqedonase dhe ta quajmë veten maqedonas. Nuk ka një gjë të tillë”, tha ai.

Sipas Mariçiqit, Maqedonia ka pëlqimin e Bullgarisë, nëse e pranojmë këtë paketë, të nënshkruajmë marrëveshjen me Fronteks, e cila, siç tha ai, është marrëveshje me Bashkimin Evropian, jo vetëm me Bullgarinë, në të cilën gjithashtu, do të shkruan gjuha maqedonase.

“Kjo është garancia jonë se Bullgaria nuk do të kundërshtojë formulimin e gjuhës maqedonase në dokumentet e BE-së, që ishte qëllimi ynë”, u shpreh Mariçiq.

Në fund të procesit, theksoi ai, “gjuha maqedonase, sipas gjithë kësaj, do të zyrtarizohet si gjuhë zyrtare e Bashkimit Evropian”.

“Asgjë tjetër nuk do të pranojmë dhe as nuk mund ta pranojmë. Nëse në çdo kohë marrim një propozim të kundërshtueshëm për gjuhën dhe identitetin, ne kemi çdo të drejtë të braktisim dhe të ndërpresim negociatat”, tha ai.

Mariçiq beson se askush nuk mund të na detyrojë të asimilohemi dhe kjo nuk mund të ndodhë, sepse, sipas tij, askush në ditët e sotme nuk mund të asimilojë ndjenjën tonë si maqedonas apo ndjenjën etnike të dikujt apo çfarë gjuhe flet.

Të fundit