Është koha për të hapur temën se pse DPMNE dhe E Majta po e bllokojnë këtë vend në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Nuk mund në ketë shtet të ketë përgjegjësi për çdo gjë, përveç atyre që bllokojnë, tha mbrëmë gjatë një paraqitje televizive, zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq.
“KEMI PUNUAR DHE PO PUNOJMË QË TË MARRIM 80 DEPUTETË QË DO TË MBËSHTESIN NDRYSHIMET KUSHTETUESE, POR DPMNE ËSHTË E PALËKUNDUR NË VENDOSMËRINË E SAJ PËR TË BLLOKUAR RRUGËN E MAQEDONISË SË VERIUT DREJT BE-SË DHE MICKOSKI THOTË SE AS PARA DHE AS PAS ZGJEDHJEVE NUK DO TË VOTOJË PËR KËTO NDRYSHIME KUSHTETUESE. NDRYSHIMET KUSHTETUESE VAREN NGA PARLAMENTI. UNË SINQERISHT BESOJ SE KA NJERËZ NË DPMNE QË NUK JANË TË GATSHËM TA BLLOKOJNË VENDIN E TYRE NË PLANIN AFATGJATË. NE PO PUNOJMË QË TË GJITHË DEPUTETËT TË KUPTOJNË PËRGJEGJËSINË E TYRE DHE QË DISA PREJ TYRE TA MARRIN DHE TË VOTOJNË. PËRNDRYSHE, NUK DUHET TË HABITEMI NËSE MOLDAVIA DHE UKRAINA FILLOJNË NEGOCIATAT E ANËTARËSIMIT, NËSE SHQIPËRIA VAZHDON DHE NE MBETEMI NË TUNEL”, THA MARIÇIQ.
Ai shtoi se çmimin duhet ta paguajnë ata që mbajnë peng vendin e tyre. “Mendoj se nuk duhet të falen ata që e mbajtën vendin rob për 11 vjet dhe që duan ta bëjnë sërish, dhe të gjithë ata që i ndihmojnë në këtë, të gjithë ata që duan të na distancojnë nga BE-ja, të na afrojnë me Rusinë ose për të na afruar me ato qendra të pushtetit që janë aktivisht kundër anëtarësimit tonë në BE”, theksoi Mariçiq. “Ne e dimë se çfarë do të ndodhë nëse nuk ka ndryshime kushtetuese, e dimë këtë, do të thotë që qytetarët do të duhet të vendosin mes të ardhmes së tyre në integrimin evropian dhe përfundimit të negociatave pas 4-5 vjetësh apo në agoninë e 15 viteve që ndërkohë do të forcojë pozitën e Bullgarisë, do t’i japë argumente palës bullgare dhe ne do të perceptohemi si ata që e shkaktojnë problemin, kështu që në kushte më të këqija do të duhet të bëjmë të njëjtin kompromis dhe ndërkohë do të rritet nacionalizmi, varfëria, izolimi”, tha Mariçiq. (koha.mk)