29/03/2024
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Marsh protestues në Shkup kundër luftës në Ukrainë

Ka kërcënime për të gjithë Evropën prej sulmit bërthamor. Putini do të bëjë ç’mos me çdo çmim ta pushtojë Ukrainën. Ai është monstruoz, për të hyrë në histori si pushtues i madh, theksoi kryetari i Shoqatës së ukrainasve në Maqedoninë e Veriut, Aleksandar Urbanoviç, në marshin e sotëm protestues kundër “luftës dhe mizerisë së pakufishme nga Rusia ndaj Ukrainës”.

Ai theksoi se në protestë ka ardhur për ta mbështetur Ukrainën. Dëshiroj, siç tha, vendi të çlirohet dhe të ketë paqe.

Marjana Vellkovska nga Shoqata e ukrainasve në Maqedoni thotë se nevojitet ndihmë për të gjithë qytetarët që janë në Ukrainë.

“Kam familjarë atje, ata janë të gatshëm të ngelen atje dhe të luftojnë për shtetin e tyre”, deklaroi Vellkovska, duke shtuar se u nevojitet ndihmë.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut të cilët e mbështetën protestën potencuan se lufta duhet të ndalojë ndërsa pasojat prej saj ndjehen kudo e madje edhe në vendin tonë.

Në sheshin në Shkup, u shfaqën fotografi nga gjendja në Ukrainë, në të cilat shihen persona të vrarë, ndërtesa të shembura, gjendje katastrofike.

Të fundit