27/10/2024
11.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shoqata Bjeshkatare “Tetova” Tetovë organizon” MARSHI I BUKËS TETOVË- PRIZREN”

Ndër tetovarët me rrethinë, rrëfimet e prindërve dhe gjyshërve tanë janë akoma të freskët për: “RrUGËN E BUKËS”, rrugën Tetovë- Përzeren ( Prizren), që shpesh gjatë viteve e kanë bërë të parët tanë për të siguruar bukën- miellin, për të vrarë sadopak urinë e anëtarëve të familjeve të kësaj ane…, mu për këtë na të sh.b “Tetova” Tetovë duan që idenë e Doktorit tonë dhe jovetëm ta vëmë në vepër, në mënyrë që:
Këtë wikend, më 31, 01 Gusht- Shtator të bëjmë një ecje nga katundi I Veshallës e deri në Prizren edhe ate, Ju thërrasim që të na bashkangjiteni jo vetëm anëtarët por edhe adhurues të natyrës dhe nostalgjik të kësaj copëze historie:
Më 31.08 në ora 6,oo grumbullohemi tek teleferiku për të vazhduar me vetura personale për në fshatin Veshallë prej ku vazhdojmë ecjen për në Qafë të xholit pafund e mëtej drejt shtëpisë së malorëve andej kufirit, për t’ia mësyer drejt kalasë mbi Prizren, atje do të bujmë një natë, ku do të organizojmë darkë e aheng në mënyrë që të nesërmen pra më 01.09 kthimi me furgona deri tek shtëpia malore e prizrenalinjëve, për të vazhduar kthimin në këmbë deri në Veshallë!
Me respekt nga kryesia e sh.b Tetova Tetovë!

Të fundit