Shteti planifikon të marrë hua prej 600 milionë euro për mbajtjen e likuiditetit të buxhetit në betejën me dëmet financiare nga virusi i koronës. Qeveria do të kërkojë 400 milionë euro hua nga bankat e huaja, deri në lëshimin e eurobondit. Borxhi do të jetë me afat kthimi prej 12 muajve, me normë interesi nën 2,75 dhe do të shlyhet me mjetet e eurobondit të ri. Plani është që 87 milionë eurot shtesë të tërhiqen nga FMN ndërsa 100 deri 120 milionë nga Banka Botërore. Me këto mjete, shprehet ministrja e financave Nina Angellovska, madje edhe në skenarin më të keq të mundshëm do të sigurohen mjete për financimin e masave më të mëdha për ekonominë dhe mbrojtjen e vendeve të punës.
Në kushte kur kemi aktivitet më të ulët ekonomik, presim që kjo tronditje të jetë më e madhe në tremujorin e dytë të vitit. Në tremujorin e tretë flitet për stabilizim të caktuar dhe rimëkëmbje ndërsa në tremujorin e katërt pritet të kemi rimëkëmbje të plotë ku mund të pritet edhe rritje. Është vështirë të parashihet se si do të ec dhe si do të mbarojë ky vit”-theksoi Nina Angellovska, ministre e Financave.
Me pakon e dytë të masave që Qeveria planifikon t’i publikojë së shpejti, Angellovska thotë se fokusi do të vihet në atë që të mos ketë shkurtime të vendeve të punës. Në pyetjen e Alsat, nëse masat do të mund t’i shfrytëzojnë edhe kompanitë që konsiderohen të falimentuara dhe cilët do të jenë kriteret për mbështetjen financiare, ajo tha se këto do të publikohen në ditët në vijim. Ministria e Financave nuk ka analizë se sa vende pune deri më tani hanë humbur dhe sa do të ballafaqohen me këtë problem në të ardhmen dhe nëse tani vërehet ulja e pagave.
Opinioni do të informohet saktësisht se si do të shpenzohen fondet, masat do të prezantohen, atëherë do të mund t’u përgjigjemi pyetjeve se sa kushton secila masë për buxhetin, si është financuar. Për momentin, analizat nuk jemi duke i përqëndruar se sa vende të punës do të humbasin, por i krijojmë dhe i drejtojmë që të mbrojmë dhe ruajmë çdo vend pune, në mënyrë që çdo qytetar të mos mbetet pa të ardhura”-tha Nina Angelovska, ministre e Financave.
Ndërsa ministrja Angelovska sot nuk zbuloi asnjë hap konkret se ku dhe në çfarë mase do të jepet ndihma, Zoran Zaev, nga pozita e kryetarit të LSDM-së, pasi konferencës për shtyp paralajmëroi një sërë masash që do t’i paraqesë Qeverisë për miratim. Paketa ekonomike e masave e propozuar nga partia në pushtet parasheh sigurimin e pagave minimale për punonjësit në të gjitha firmat e prekura nga kriza për muajin prill dhe maj. Kompanitë që do të aplikojnë për ndihmë do të duhet të kenë të njëjtin numër të të punësuarve si para krizës, por ndihmë nuk do të ketë për ata, pagat e të cilëve tejkalojnë 39,000 denarë. Por me uljen e pagave do të përballet sektori publik në nivel shtetëror dhe lokal, theksoi Zaev.
Pagesa mujore edhe për qytetarët që kanë humbur vendin e punës për shkak të krizës në lartësi prej 50 përqind nga paga mesatare e punonjësve. Të gjithë zyrtarët dhe drejtuesit do të kenë pagë minimale. Të gjithë zyrtarët e zgjedhur dhe të emëruar, udhëheqësit në nivel qendror dhe lokal, deputetët, kryeministri, zëvendëskryeministrat, ministrat, kryetarët e komunave, drejtorët, gjykatësit dhe prokurorët do të marrin pagë minimale prej 14.500 denarë për muajin prill dhe maj. Të gjithë punonjësit e sektorit publik do të kenë pagë minimale”-pohoi Zoran Zaev.
Përveç kësaj, LSDM propozon që anëtarët e bordeve drejtuese dhe komisioneve të mos marrin asnjë kompensim për këta dy muaj. Ligji i përmbarimit pezullohet deri në fund të qershorit, ndërsa shtyrja e kësteve për kredi për qytetarët dhe kompanitë për tre muaj. Zaev tha se kjo është e pranueshme për bankat. Si masë e jashtëzakonshme, Zaev tha se kompanitë do të ndalohen të falimentojnë gjatë krizës. Ndihmë parashihet edhe për të gjitha mediat që do të marrin pagë minimale për secilin punonjës për muajin prill dhe maj në vlerë prej 14.500 denarë. E njëjta gjë vlen për të gjithë punëtorët e sportit dhe artistët e pavarur. Për pensionistët, gratë shtatzëna dhe personat me aftësi të kufizuara, LSDM propozon që të mund të bëjnë nëpër dyqane nga 7 deri në 10 të mëngjesit.
ALSAT