19/04/2024
4 C
Tetovo

Të tjera lajme

MASH dha pëlqimin për përdorimin e abetares së unifikuar edhe në RMV

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri njoftoi se MASH ka dhënë pëlqim për përdoriin e abetares së unifikuar për nxënësit e klasës së parë për vitin 2022/23, transmeton Portalb.mk.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka dhënë pëlqim për përdorimin e materialit të përpiluar nga autorët Mimoza Gjokutaj, Saranda Kumnova, Naser Zabeli dhe Tereza Babasuli, i cili është dedikuar për nxënësit e klasës së parë të regjistruar në shkollat ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe”, njoftoi Shaqiri.

Edhe pse kanë kaluar shtatë vjet nga marrëveshja e arritur në sferën e arsimit ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë dhe dhjetë vjet nga përdorimi i abetares së unifikuar shqiptare në Kosovë, nxënësit shqiptarë të Maqedonisë së Veriut ende nuk e kanë në duar abetaren e unifikuar.

Kujtojmë që, nxënësit e klasës së parë në Shqipëri dhe Kosovë mësojnë me po këtë abetare të unifikuar.

Përdorimi i abetares së unifikuar nga nxënësit shqiptarë të Maqedonisë së Veriut paraprihej me ndryshim të ligjit të teksteve shkollore.top24.mk

Të fundit