19/05/2024
19.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

MASH kërkon nga QSHP të locohet përgjegjësia për lëshimin gjatë nënshtrimit të provimit të dytë ekstern

Ministria e Arsimit dhe Shkencës iu drejtua Qendrës Shtetërore të Provimeve si institucion kompetent për organizimin e maturës shtetërore, për të gjetur përgjegjësinë ndërmjet pjesëmarrësve në realizimin e procesit, në raport me, siç thekson “lëshimin e bërë gjatë nënshtrimit të provimit të dytë ekstern në gjuhën angleze”.

“Edhe pse testi nuk ishte i disponueshëm për nxënësit para provimit, gjegjësisht i njejti u nda mes maturantëve përmes aplikacionit për komunikim elektronik gjatë vetë provimit, megjithatë, ky është lëshim që nuk duhet të kishte ndodhur në asnjë mënyrë dhe tërheqë përgjegjësinë e duhur. Pas marrjes së informacionit nga QSHP të njejtat do të ndahet me opinionin”, kumtoi MASH-i.

Informon edhe se ka kërkuar që nga ky vit provimet të zhvillohen në hapësira më të mëdha në shkolla, si për shembull sallat e shkollave dhe hollet ku do të vendosen të gjithë maturantët të cilët e kanë paraqitur provimin e maturës shtetërore dhe me praninë e më shumë testuesve dhe vëzhguesve. Por, për shkak të ngjarjeve në QSHP greva e punonjësve menjëherë para datave të zbatimit të provimeve të maturës shtetërore, kjo gjë nuk ndodhi.

“Kështu që, presim që ndryshimet të realizohen në vitin e ardhshëm shkollor, me çrast do të zvogëlojnë rreziqet e parregullsive të mundshme që do të vënë në pikëpyetje besueshmërinë e rezultateve”, theksojnë nga Ministria e Arsimti dhe Shkencës.

Të fundit