16/07/2024
25.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

MASH me kursimin e energjisë elektrike prej 35% , apelon që të gjitha institucionet arsimore të respektojnë rekomandimet e Qeverisë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka arritur kursim të energjisë elektrike prej 35% në muajin shtator 2022, krahasuar me muajin e njejtë të vitit të kaluar. Këtë shtator, sipas faturës së dorëzuar nga furnizuesi i energjisë elektrike, MASH ka harxhuar 29 mijë e 700 kwh, ndërsa në shtator 2021 janë harxhuar pothuajse 46 mijë kwh.

Të dhënat konfirmojnë se punonjësit e MASH-it respektojnë dhe zbatojnë plotësisht rekomandimet e Qeverisë për uljen e konsumit të energjisë elektrike dhe ngrohjes në periudhën nga 1 shtatori 2022 deri më 31 mars 2023. Sjellja e përgjegjshme që kursen energjinë elektrike dhe nuk prish funksionimin e shërbimit të institucionit ndaj qytetarëve do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, sepse është e vetmja mënyrë për të kontribuar në përpjekjet e shtetit për tejkalimin e krizës globale ekonomike dhe energjetike.

MASH bënë thirrje që të respektohen vazhdimisht rekomandimet e Qeverisë për shfrytëzimin racional të energjisë elektrike,veçanërisht shkollat ​​dhe fakultetet, të cilat duhet të sigurojnë vazhdimësinë e mësimdhënies në formën në të cilën filloi viti i ri shkollor gjegjësisht viti akademik – me prezencë fizik të nxënësve dhe studentëve.

Kursimi i energjisë elektrike është një nga faktorët që, veçanërisht në këto rrethana të jashtëzakonshme funksionimi, ndikon në qëndrueshmërinë e mësimit në klasa, salla të ligjeratave dhe amfiteatro, ndërsa nga ana tjetër, rritet qëndrueshmëria e sistemit energjetik dhe sigurohet energji elektrike e mjaftueshme për nevojat e familjeve. Ditët më të ftohta po vijnë dhe vetëm me sjellje të përgjegjshme individuale dhe kolektive, që nënkupton përpjekje edhe më të mëdha për shfrytëzimin racional të energjisë elektrike, do të mund t’u përgjigjemi sfidave që na presin.tetovasot

Të fundit