12/07/2024
33.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

MASh: Mos bëni kopje të librave, çdo nxënës do t’i marrë falas

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) informoi se këtë javë do të bëhet dorëzimi i 18 teksteve nga marrëveshja e dytë dhe e tretë për shtyp, pasi siç thonë ata, ka përfunduar dorëzimi i teksteve sipas kontratës së parë. Deri më tani janë dorëzuar vetëm tekstet për klasën e katërt në gjuhën maqedonase dhe matematikën në gjuhën mësimore maqedonase dhe tekstet e gjuhës turke për klasën e katërt dhe të pestë në gjuhën mësimore turke, transmeton Portalb.mk.

Këtë javë, siç thonë nga Ministria e Arsimit, pritet të dorëzohen 18 tekste, edhe atë:

në gjuhën mësimore maqedonase: gjuha maqedonase për klasën e parë dhe të dytë, matematika për klasën e parë, shkencat natyrore për klasën e parë, të dytë dhe të katërt, historia dhe shoqëria për klasën e katërt dhe të pestë;
në gjuhën mësimore turke: Teksti mësimor i gjuhës turke për klasën e parë dhe të dytë,
në gjuhën mësimore shqipe: teksti i matematikës për klasën e katërt dhe tekstet e gjuhës shqipe për klasën e dytë, të katërt dhe të pestë;
në gjuhën mësimore serbe: Tekste të gjuhës serbe për klasën e dytë, të katërt dhe të pestë, tekstin e matematikës për klasën e katërt.
Pas dorëzimit të këtyre, sipas Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, do të fillojë dorëzimi i teksteve të gjuhës shqipe dhe matematikës për klasën e parë, shkencave natyrore për klasat e para, të dyta dhe të katërta dhe historia dhe shoqëria për klasat e katërta dhe të pesta, të gjitha në gjuhën mësimore shqipe.

“I njoftojmë nxënësit dhe prindërit se tekstet e reja do të jenë të disponueshme edhe në ueb faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës www.e-ucebnici.mon.gov.mk. U bëjmë thirrje prindërve që të mos bëjnë shpenzime të panevojshme dhe të kopjojnë tekstet shkollore, pasi tekstet e printuara do të jenë në dispozicion të çdo nxënësi pa pagesë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Pas shtypjes dhe dorëzimit të teksteve për arsimin fillor, siç thotë Ministria e Arsimit dhe Shkencës, do të vazhdojë edhe shtypja e teksteve për arsimin e mesëm profesional.

Dorëzimi i teksteve të reja për arsimin fillor filloi më 17 nëntor, një muaj e gjysmë pas përfundimit të gjysmëvjetorit të parë. Ndërkohë nxënësit e klasave të para, të dyta, të katërta dhe të pesta po përdorin materiale mësimore që mbulojnë përmbajtjen e tremujorit të parë.

Të fundit