24/05/2024
13.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në Tetovë u organizuan Karnavalet Ilire

Në Tetovë u organizuan Karnavalet Ilire, një traditë e vjetër përmes së cilës paralajmërohet ardhja e pranverës edhe largimi i dimrit. Këtë vit karnavalet nisën me defile nga shkolla e mesme e mjekësisë në Tetovë për të përfunduar në sheshin Iliria.

NESHAT MEMETI – ORGANIZATOR
“ Qëllimi është që populli jonë përmes kulturës sa më shumë që afrohet mes njërit tjetrit të njohim traditë të njohim kulturën të njohim të kaluarën tinë e cila është jashtëzakonisht e pasur me tradita me kulturë me veshmbathje edhe këtë të mirë që e kemi vetëm armiqtë nuk na duan të jemi të bashkuar , edhe duam të jemi sa më të përçarë të mohojmë traditën tonë kulturën tonë”, tha Neshat Memeti, organizator.

“ Veshja simbolizon traditën e lashtë Ilire edhe këto veshje nuk kanë të bëjmë me aspektin fetar por kombëtarë siç edhe shihet të gjithë janë të punuara nga leshi edhe realisht maska edhe qeleshja poshtë, dhe këtë veshje që mbajnë unë simbolizon veshjen e plakut , kurse të tjerët simbolizojnë edhe të rinjtë me radhë siç është edhe gëzofi të lashta”, tha një pjesëmarrës.

Manifestimi karnavalet Ilire për të vit të dytë kanë zbritur edhe në qytetin e Tetovës, ndërsa përpos banorëve të malësisë sidomos të fshatit Veshallë edhe Bozovcë morën pjesë edhe shoqëri të ndryshme kulturo artistike.

Të fundit