25/06/2024
17.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mbahet mbledhja ministrore për Punësim dhe Çështje Shoqërore e Ballkanit Perëndimor në Slloveni

Në Mbledhjen Ministrore për Punësim dhe Çështje Shoqërore të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga Presidenca Sllovene e Këshillit të Bashkimit Evropian, Qeveria e Kosovës është përfaqësuar nga ministri i Financave, Hekuran Murati. Në këtë takim u diskutua lidhur me integrimin e të rinjve në tregun e punës, veçanërisht për skemën e punësimit të garantuar për të rinj.

Murati ka prezantuar planin për rimëkëmbjen, duke iu referuar tri skemave të Pakos për Ringjallje Ekonomike sipas të cilit ndikojnë në punësimin e të rinjve, ajo e punësimit të të rinjve, e granteve për zanatet dhe trajnimi e punësimi në TI.

Në këtë mbledhje, Ministrat përgjegjës për punësim dhe çështje shoqërore u takuan për të diskutuar hapa konkret për ndërtimin e tregjeve të qëndrueshme të punës për të rinjtë. Gjatë këtij takimi u theksua se ky qëllim mund të arrihet vetëm me krijimin e kushteve të përshtatshme të punës dhe zhvillimin e aftësive të reja, me theks të veçantë për të rinjtë të cilët duhet të stimulohen të zhvillojnë potencialin e tyre, ka njoftuar MF-ja përmes një komunikate.

Të fundit