Qendra e këshillimit pranë Këshillit Kombëtar për Barazinë Gjinore do të organizojë disa lloje shërbimesh falas për të mbështetur dhe mundësuar zhvillimin e grave. Një nga këto programe përfshin mbështetje individuale psiko-sociale dhe konsultim me një psikolog për gratë që përballen me dhunë në familje dhe me bazë gjinore.
Për më tepër, mbështetja psiko-sociale në grup ofrohet për gratë që kanë mbijetuar një ngjarje traumatike, si dhe për ato që kanë nevojë dhe dëshirë të punojnë në zhvillimin e tyre personal përmes shprehjes krijuese. Këto punëtori të hapura me terapi arti ekspresive janë të destinuara për të gjitha gratë e rritura që duan të shprehen dhe eksplorojnë përmes aktiviteteve krijuese, në mënyrë që të përmirësojnë gjendjet e tyre emocionale. Ato mundësojnë gjithashtu eksplorimin e përvojave dhe pyetjeve aktuale, shprehjen e emocioneve dhe zbulimin e mënyrave të reja të të shprehurit, pa pasur nevojë për ndarje verbale me pjesëmarrësit e tjerë.
Pjesëmarrja në workshop-et, të cilat do të zhvillohen në 4 faza nën drejtimin e psikologut-praktikant të terapisë së artit ekspresiv, është falas dhe do të zhvillohen çdo të mërkurë nga ora 08:00 – 09:30 ose 17:00 – 18: 30. Te interesuarit mund te aplikojne ne linkun e meposhtem https://forms.gle/zaARZB1VciTgLSZK8
Qendra e Këshillimit publikon gjithashtu një thirrje për pjesëmarrje në mbështetje grupore psiko-sociale për gratë që kanë mbijetuar dhunën. Kjo mbështetje grupore ka për qëllim gratë dhe vajzat e rritura që kanë nevojë për ndihmë në përballimin e pasojave të dhunës së mbijetuar dhe për parandalimin e zhvillimit të çrregullimeve më serioze mendore, përmirësimin e mirëqenies së tyre emocionale dhe fizike dhe rifitimin e kontrollit mbi jetën e tyre.
Për të marrë pjesë në grup, kërkohet regjistrimi në linkun e mëposhtëm https://forms.gle/QPKoTd91jpHukz386 ose në numrin e telefonit 02 3134 390, pas së cilës do të zhvillohet intervista me secilin pjesëmarrës të regjistruar.
Qendra e këshillimit ndodhet në rr. 11 tetor, pranë Spitalit të Qytetit në Qendër.







